Krijohet fond për mbështetjen e familjes së policit Izet Demaj. Të kontribuojmë të gjithë!

Sot në Koshare është varrosur me nderime të larta shtetërore polici, Izet Demaj i cili u vra në Istog gjatë përleshjes së armatosur me grabitësin e bankës, Kamer Metaj i cili po ashtu mbeti i vrarë.

Shteti dhe institucionet tjera financiare deri me tash kanë ndarë një fond të caktuar parash për familjen e Demajt, mirëpo në rrjetet sociale, respektivisht në Facebook është ndërmarrë edhe një iniciativë që familjes së policit t’i sigurohet ndihmë financiare prej 20 mijë eurosh, shkruan Ballkani.info.

“Ky fond i dedikohet policit i cili u vra ne detyre me date 27/12/2018 ne Istog duke sherbyer me dinjitet ne detyren me te shenjte te mbrojtesit te qytetareve. Heroi yne me i ri la mbrapa tre femije dhe gruan. Fondet e grumbulluara nga ky donacion do ti dorezohen familjes se te ndjerit, qe sa do pak t’ia lehtesojme gjendjen ekonomike te familjes. Ju lutemi te gjitheve me vullnet te mire qe te solidarizohemi per mbledhjen e sa me shume fondeve dedikuar familjes se Izet Demaj!”, thuhet në njoftim.

Deri më tash janë siguruar më shumë se 3000 euro. /Ballkani.info/