Krijohen kolona të gjata në rrugën Prishtinë-Vushtrri (FOTO)

Në orët e pasdites, kolona të gjata janë krijuar në qendrën e Prishtinës, duke marrë parasysh se dy nga rrugët kryesore në qendër kanë qenë të bllokuara për shkak të punimeve.

Njejtë ka ndodhur edhe në rrugët që lidhin kryeqytetin me qytetet e tjera të vendit.

Në fotot e dërguara nga një lexues i Ballkani.info, shihet kolona e gjatë e automjeteve në rrugën Prishtinë-Vushtrri.

“Kolonat në rrugën Prishtinë-Vushtrri janë bërë të gjata 10-12 kilometra, ka pritje të mëdha”, ka thënë ai. /Ballkani.info