Kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR) Sergei Naryshkin tha se lideri i opozitës Alexei Navalny vdiq nga shkaqe natyrore.

“Unë nuk mendoj se ky ishte një plan i veçantë, por për fat të keq, njerëzit kanë një veçanti: herët a vonë jeta përfundon, ata vdesin. Navalny vdiq nga shkaqe natyrore, po”, tha Naryshkin për mediat ruse.

Ai po i përgjigjej pyetjes nëse ndonjë forcë në Perëndim ishte e përfshirë në vdekjen e Navalny.

Naryshkin tha se reagimet në Perëndim për vdekjen e Navalny ishin “revoltuese”.

“Sigurisht, është mjaft e neveritshme kur në Perëndim bëhen vallëzime satanike rreth arkivolit të Navalny. Është imorale, e ulët dhe joetike. Çfarë mund të thuhet tjetër? Ishte plotësisht e parashikueshme,” shtoi ai.

Navalny, kundërshtari më i shquar i udhëheqësit të Kremlinit, Vladimir Putin, vdiq muajin e kaluar, në moshën 47-vjeçare, në një koloni penale të Arktikut. Mbështetësit e tij pretendojnë se ai është vrarë. Kremlini ka mohuar çdo përfshirje të shtetit në vdekjen e tij