Kreu i FFK-së: Fitoren historike ia dedikojmë Fadil Vokrrit!

Agim Ademi është shprehur shumë i lumtur me fitoren e Kosovës ndaj Azerbajxhanit në Ligën e Kombeve.

Kreu i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë se është i lumtur me përkushtimin e lojtarëve që ta ngjisin Kosovën edhe më lartë.

“Kam qenë i bindur në fitore, pasi këta djem janë të bekuar nga legjenda, Fadil Vokrri”, ka thënë kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës.
‘Dua t’i falënderoj lojtarët që e mbajtën premtimin rreth fitores historike

Ishte një kampanjë shumë e mirë, pasi kemi krijuar një grup të mirë dhe dua t;i falënderoj të gjithë për këto rezultate

“Besoj shumë në këtë grup, në punën e trajnerit dhe jam shumë i lumtur me punën e tyre që e ndjenjë obligim për sukseset e vendit”, ka shtuar më tej Ademi.