Krerët e FBK-së do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA-së

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku, do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës.

Asambleja e Përgjithshme do të mbahet më 19/20 maj në Munih të Gjermanisë.

Krerët e FBK-së janë pjesëmarrës të rregullt në mbledhjet e FIBA Evropës, ku përfaqësojnë basketbollin e Kosovës, ndërsa FIBA disa herë ka lavdëruar punën e FBK-së, sidomos në organizimet që janë mbajtur në Kosovë.

Kujtojmë se, Fetahu është anëtar i Komisionit Ligjor (FIBA Europe Legal Commission) dhe Dushku, anëtare në Komisionin e të Rinjve (FIBA Europe Youth Commission).