Krepa të kripura në 2 minuta

Receta e thjeshtë dhe e shpejtë e krepave të kripuara.

Ju do të harroni krepat e ëmbla pasi të provoni këto krepa kaq të lehta dhe të shijshme, shkruan “Living”.

Përbërësit:

300 ml qumësht

2 vezë 125 g miell

Pak kripë

1 lugë gjalpë i butë

Vaj ulliri

Mbushja:

1 philadelpia 200 g

proshutë e pjekur

Kastraveca turshi

½ panxhar i zierë Rukola

Rrahim vezët me qumështin, shtojmë vajin e ullirit dhe miellin.

Formojmë brumin e krepave, dhe i pjekim në tigan të lyer me gjalpë.

I shtrojmë në pjatë, i lyejmë me krem djathi dhe panxhar, shtrojmë proshutë, kastraveca turshi dhe ruloka.

I mbledhim role dhe i presim në copa ose i konsumojmë ashtu.