Krenar Xhaferi i njohur si “Bageri” i Prishtinës për shkak të punëve që ka kryer si drejtor i Investimeve Kapitale në kryeqytet, ka dhenë dorëheqje nga kjo pozitë për shkak se ka siguruar votat për t’u bërë deputet.
I ka thënë se si drejtor ka realizuar disa projekte, të cilat i ka listuar:
- Rruga A
- Rruga B
- Unaza e Qytetit
- Rruga “Nekibe Kelmendi”
- Unaza e Brendshme
- Rruga “Kolovicë – Sofali”
- Rruga “1 Tetori”
- Rruga “Bajram Bahtiri”
- Varrezat e Dëshmorëve në Marec
- Rruga “Mallakastra”
- Projektet në Lagjen Ulpiana
- Projektet në Lagjen Dardania
- Rruga “Te Santea”
- Rruga “Rexhep Luci”
- Rruga “Te Kafet e Rakisë”
- Qendra e vjetër e Prishtinës
- Klubi i Artistëve
- Rruga “Xheladin Rekaliu”
- Rruga “Brigada e Lirisë” në Keqekollë
- Asfaltimi i rrugës në Nishefc
- Rruga e re në Grashticë
- Rruga “Holger Petersen”
- Rruga “Shkëndija” në Hajvali
- Asfaltimi i rrugës që lidh Kodrën e Trimave me Qendrën e Panaireve në Shkabaj
- Rruga “Aziz Abrashi”
- Rruga e re për Butoc
- Rruga Stallovë-Zllash
- Rruga e re në Ballaban
- Rruga “Gjergj Balsha”
- Rruga “Ahmet Krasniqi” në Lagjen “Arbëria”
- Rruga e re në Nishec
- Rruga “Malo Gami”
- Rruga “Gonxhe Bojaxhiu”
- Rruga që lidh fshatin Marec me Artanën dhe Dardanën
- Rruga “Kolë Jakova”
- Ndërtimi i kolektorit në Lagjen “Kalabria” (Vazhdon)
- Rruga “Ukshin Hoti”
- Rruga “Ahmet Gashi”
- Rruga “Burimi”
- Rruga “Skënderbeu”
- Rruga në drejtim të Fushë-Kosovës, nëpërmjet nënkalimit në rrethrrotullimin e Lakrishtës
- Rruga “Metush Krasniqi”
- Rruga “Qëndresa” në Mat
- Rruga “Qemajl Stafa”
- Rruga lidhëse nga Rruga “Robert Doll” në Rrugën “Tirana”
- Rruga “Hys Popova” në Kodrën e Trimave
- Hyrja e Prishtinës nga Gollaku
- Asfaltimi në Radashevc
- Rrugët “Mic Sokoli” dhe “27 Nëntori” në Kodrën e Trimave
- Rrugët “Agron Rama” dhe “Hazir Haxholli”
- Lagjja e Muhaxherëve
- Parkingu i madh në Lagjen “Kodra e Trimave”
- Rruga “Muhamet Qami”
- Asfaltimi i urës në fshatin Barilevë/Drenoc
- Parkingu te Shkolla “Ismail Qemali” në Bregun e Diellit
- Rruga “Pavarësia”
- … dhe shumë rrugë të tjera.
“Puna në Komunën e Prishtinës dhe realizimi i shumë projekteve në kryeqytet më bën krenar për arritjet tona deri tani! Po të kishim një kulturë të bashkëpunimit ndërinstitucional, jam më se i bindur se rezultatet do të ishin shumë më të mëdha dhe domethënëse. Me detyrën e besuar të deputetit të Republikës, do të jem i përkushtuar maksimalisht për ngritjen e një kulture të bashkëpunimit ndërinstitucional, për të mirën e Prishtinës dhe gjithë Kosovës”, ka thënë Xhaferi.
“Prishtina mbetet në zemrën dhe interesin tim! Kudo që të jem, do të vazhdoj të punoj e të angazhohem gjithmonë për të. Sukseset e Prishtinës do t’i shtojmë edhe më shumë në të ardhmen”, ka thënë ai.
“Nisur nga fakti se shumë procese politike janë të paparashikueshme, nuk po ju përshëndes me Lamtumirë, por me Mirupafshim”.







