Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë, Krenar Xhaferi, do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Ai është prezantuar mbrëmë në mesin e kandidatëve të LDK-së nga kryeqyteti, shkruan Ballkani.info

Xhaferi vetëm një ditë pas prezantimit si kandidat për deputet, vazhdoi me punë të mira në kryeqytet, ku së fundi ka prezantuar punimet e avancuara në rrugën A, shkruan Ballkani.info

Poashtu nga hera e fundit që kryetari i LDK-së, Abdixhiku vizitoi punimet në teren, vlerësoi lartë punën e Drejtorit të Investimeve Kapitale në Prishtinë, Krenar Xhaferit.

“…Mos të harrojmë të falënderojmë Krenarin, drejtorin e mrekullueshëm, të cilin do ta huazojmë për garën e ardhshme nacionale në zgjedhjet e 9 shkurtit, si kandidat për deputet”, deklaroi Abdixhiku.

Kujtojmë se më 9 shkurt, Kosova voton në zgjedhjet qendrore. /Ballkani.info/