“Krejt tjetër”, ky është slogani i Vetëvendosjes për zgjedhjet në Shqipëri

“Krejt dhe drejtë” ishte slogani i Vetëvendosjes së Albin Kurtit me të cilin i fitoni 50% të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit, në Kosovë.

E me diçka të ngjashëm, LVV-ja në Shqipëri, që drejtohet nga Boiken Abazi, do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Veç se “krejt” është zëvendësuar me “tjetër”, duke e formuar “Krejt Tjetër”, si slogan.

“Slogani ynë për zgjedhjet e 25 prillit”, ka shkruar Abazi në facebook-un e tij, derisa ka lansuar sloganin dhe numrin me të cilin LVV-ja garon për herë të parë në zgjedhjet në Shqipëri.

LLV-ja në zgjedhjet e 25 prillit garon në listë me tre kandidatë, në tre zona të ndryshme. Boiken Abazi për Tiranë, Iliz Shehu për Lezhë dhe Kreshnik Merxhani për Gjirokastër.