deputeti

Krasniqi: VV po e mohon se ia sulmoi me molotov shtëpinë Mustafës vetëm për ta fituar simpatinë e tij

Deputeti nga radhët e PSD-së Frashër Krasniqi, ka reaguar me një postim në facebook ndaj VV-së ku këta të fundit kanë akuzuar se ishin deputetët që kanë kaluar tashmë në PSD që kanë sulmuar shtëpinë e Isa Mustafës me koktej molotovi.

Krasniqi e quajti të rënd dhe përulëse VV-në sepse sipas tij VV-ja, qenka në gjendje me e mohu të kaluarën e vetë, për me e fitu simpatinë e Isa Mustafës – të cilin, kurrë mos të harrojmë, e quante argat të Serbisë, tha Krasniqi.

Ja postimi i plotë:

WOW!!

VV i paska thënë LDK-së se ata që ia sulmuan Isa Mustafës shtëpinë me koktej molotovi kanë kaluar në PSD.

Bash kisha pas qef me e ditë qysh janë tu u ndi sot aktivistët e VV-së (që janë ende në VV) e që morën pjesë në protestat kundër Isa Mustafës.

Pozicion fort i rëndë dhe i përulur i VV-së. Qenka në gjendje me e mohu të kaluarën e vetë, për me e fitu simpatinë e Isa Mustafës – të cilin, kurrë mos të harrojmë, e quante argat të Serbisë.

Qe kush është patericë. Patericë e Isa Mustafës!