Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se gjatë ditës sotme ka vizituar familjen e policit të vrarë, Afrim Bunjaku, në Samadrexhë të Vushtrrisë.
“Sot, me kolegë dhe miq, ishim në familjen Bunjaku në Samadrexhë, për t’u shprehur ngushëllimet më të thella për vrasjen e Afrimit, Heroit të Kosovës”, është shprehur ai.
Krasniqi shtoi se humbja e tij është e pazëvendësueshme për familjen, miqtë, kolegët e shtetin, por flijimi i tij në mbrojtje të shtetit është krenaria e përjetshme që emri i tij të jetë i pavdekshëm.
Tutje, i pari i PDK-së tha se është në përgjegjësinë tonë, që ta nderojmë sakrifizën e rreshterit Afrim Bunjaku dhe kujtimin për Heroin më të ri të Republikës sonë.







