Krasniqi: Situatën e kemi nën kontroll, java e fundit e nëntorit ishte më e ngarkuara

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHKUSK-së, Valbon Krasniqi ka thënë se më 8 shkurt të këtij viti ka QKUK ka ardhur rasti i parë i dyshuar me koronavirus, por që ka rezultuar negativ.

Krasniqi ka thënë se gjendja me COVID-19 në Kosovë është nën kontroll të plotë sa i përket menaxhimit klinik të rasteve, transmeton Ballkani.info.

“Çdo herë e kemi pasur gjendjen nën kontroll dhe kemi ofruar shërbime shëndetësore. Aktualisht të shtruar i kemi 525 pacientë në pesë klinika në QKUK dhe në shtatë spitale rajonale, prej tyre 11 janë të intubuar dhe 30 janë me frymarrje të vështirësuar”, ka thënë Krasniqi në emisionin “Debat” të RTK-së.

Ai tha se java e fundit e nëntorit ka qenë më e ngarkuara. “Gjatë kësaj kohe i kishim 1100 pacentë të shtrirë nëpër spitale”, ka thënë tutje UD i drejtorit.

Sipas Krasniqit, sistemi shëndetësor dhe stafi mjekësorë gjatë kësaj kohe ia ka dalë jashtëzakonisht mirë duke pas parasysh sistemin tonë, infrastrukturën, numrin e shtretërve dhe pajisjeve.

“Duhet të bëhen investime afatgjata që ta kemi një sistem të qëndrueshëm, pasi që profesionistët shëndetësorë s’mund të krijohen brenda një viti”, ka thënë Krasniqi./Ballkani.info/