Heroi Afrim Bunjaku

Krasniqi: Shokët e Afrim Bunjakut protestojnë, qeveritarët dalin në foto me familjarët e tij

Deputetja nga rëdhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se kolegët e Afrim Bunjaku dalin dhe protestojnë para Qeverisë së Kosovës, ndërsa qeveritarët dalin në fotografi me familjarët e të ndjerit.

Në emisionin Info Magazinë në Klan Kosova, ajo ka se ndjen keqardhje që Qeveria Kurti nuk po bën asgjë për t’i përmbushur kërkesat e policëve.

“Ne nuk dimë të bëjmë opozitë me dalë me kallë kuvendin e të sulmojmë policinë tonë. Për herë të parë ne kemi parë policë që kanë dalë të protestojnë para Qeverisë së Kosovës”, ka thënë ajo.

“Nuk iu vjen marre, dalin edhe flasin për qytetarët e Kosovës, po nuk kisha mundur të rri as deputet. Unë kur i kam parë atë ditë në fotografi me familjarët e të ndjerit Afrim Bunjaku, jam ndjerë keq që shokët e Afrim Bunjakut kanë protestuar para Qeverisë dhe s’kanë ndërmarrë asgjë, e këta shkojnë e bëjnë fotografi”, ka thënë deputetja Krasniqi.