Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar heroin Agim Ramadani në përvjetorin e rënies së tij.
Fillimisht, Krasniqi e ka kujtuar komandant Katanën me disa vargje të një poezie të tij.
“A mjafton
të presim vetëm,
e të shikojmë
duke larguar perdën,
për të parë si na vjen liria?”
Përgjigjen e kësaj, Krasniqi thotë se e ka ditur Agim Ramadani.
“Agim Ramadani – komandant “Katana”, e dinte përgjigjen në këtë pyetje para se ta shkruante këtë poezi. Prandaj, radhitja në mesin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’u bërë pjesë e luftës për liri, ishte mënyra e tij për të thënë se, JO, nuk mjaton të shikojmë. Se liria nuk falet, por fitohet me gjak.”
“Lavdi heroit të Kosovës,i cili edhe sot, në 25-vjetorin e rënies së tij heroike, përmes luftës dhe vargjeve të tij, jeton në zemrat e secilit shqiptar atdhedashës. Respekt, mirënjohje dhe lavdi luftëtarëve dhe dëshmorëve të betejës së Koshares, të cilët, me brigadën e tyre të pagëzuar me emrin e Agimit, vazhduan luftën për çlirim deri në fund!”
Postimi i plotë:







