Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka përgëzuar për sukseset e fundit që korrën futbollisti Granit Xhaka dhe artistja Dua Lipa.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij të Facebook-ut, i pari i PDK-së, ka thënë se përkushtimi i tyre mbi profesionet e veta si dhe modestia për xhelozi, që sipas Krasniqit, i karakterizon Xhakën e Lipën – kanë bërë që ata të triumfojnë në sferat e tyre profesionale.

Ai e ka cilësuar “momente krenarie”, arritjet e dyshes, derisa ka vlerësuar faktin për promovimin që ata i bëjnë Kosovës në botë në mënyrë konstante.

VIDEO BONUS: