Krasniqi për mbledhjen e dy kuvendeve Shqipëri-Kosovë: Fjalimet e shprehin krizën e mendimit politik

Milazim Krasniqi, profesor i rregullt i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, ka komentuar mbledhjen e parë të përbashkët të të dy Kuvendeve, atij të Kosovës dhe Shqipërisë, me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Mbledhjen e sotme, Krasniqi e ka quajtur ngjarje të bukur. Më pas ai ka pasur edhe disa kritika për fjalimet e politikanëve shqiptarë dhe kosovarë.

“Mbledhja e sotme e përbashkët e të dy kuvendeve, vetvetiu është ngjarje e bukur. Si e tillë duhet të përjetohet. Ndërsa fjalimet që u mbajtën aty, e shprehin krizën e mendimit politik, kulturor e kombëtar në tërë hapësirat shqiptare”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i tij i plotë:

Mbledhja e sotme e përbashkët e të dy kuvendeve, vetvetiu është ngjarje e bukur. Si e tillë duhet të përjetohet. Ndërsa fjalimet që u mbajtën aty, e shprehin krizën e mendimit politik, kulturor e kombëtar në tërë hapësirat shqiptare. (Kam shkruar shpesh për gjendjen e tij, këtu nuk po e prish solemnitetin e postimit.) Pas kësaj ngjarjeje të bukur, Kuvendet duhet të fokusohen në tri fusha: fuqizimin e parlamentarizmit në dy shtetet tona, fuqizimin e atlantizmit në tërë hapësirat shqiptare dhe rikthimin e shqiptarizmit si frymë e si botëvështrim, në të gjitha nivelet e komunikimit dhe të veprimit.