Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi pas takimit me Kryeministrin Albin Kurti ka thënë se gjatë muajit maj pritet që të vendoset për të shkuar në zgjedhje.
Takimi ka përfunduar para pak minutash dhe në fjalën e tij para mediave, Krasniqi shprehu gatishmërinë e PDK-së për zgjedhje.
“Presim që gjatë muajit maj të vendosim që të shkojmë në zgjedhje. Në ditët në vijim do të qartësohen shumë sene”, tha Krasniqi.
Kujtojmë se Kurti këtë ftesë ua dërgoi partive opozitare me motivin e bashkëbisedimit në lidhje me agjendën legjislative, në anën tjetër nga PDK, kanë thënë se në takim do të diskutohet për datën e zgjedhjeve të reja.







