Krasniqi: Pantiq dhe Nedelkoviq u liruan si pjesë e marrëveshjes për barrikadat, të informohen Kurti dhe Osmani

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se ish-polici serb i Kosovës, Dejan Pantiq dhe serbit që u arrestua në festën e Vidovdanit, janë liruar si pjesë e marrëveshjes për heqjen e barrikadave.

Krasniqi ka thënë se Kurti e Osmani duhet të informohen se janë liruar pasi po shitren kinse nuk janë të informuar dhe se nuk po e dinë çka kanë pranuar.

“Meqë Kurti e Osmani po shtiren se nuk po e dinë, çka kanë pranuar, duhet të informohen. Nuk ka kuptim të anashkalohen kështu.”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Dikush duhet ta informojë Albin Kurtin dhe presidenten e uniformuar Vjosa Osmanin se edhe Nikolla Nedelkoviqin e kanë liruar nga burgu. Ai ishte në burg nga kremtimet serbe të Vidovdanit. E kanë liruar në pako me Dejan Pantiqin.

Natyrisht si pjesë e marrëveshjes për heqjen e barrikadave. Meqë Kurti e Osmani po shtiren se nuk po e dinë, çka kanë pranuar, duhet të informohen. Nuk ka kuptim të anashkalohen kështu.