Krasniqi mund të debutojë te Cluji në derbin e javës, kjo është data e ndeshjes

Krasniqi mund të debutojë te Cluji në derbin e javës, kjo është data e ndeshjes

Ermal Krasniqi u zyrtarizua sot te klubi i tij më i ri, CFR Cluj, në Rumani.

Anësori malishevas i është bashkuar skuadrës rumune nga kampioni i Superligës së Kosovës, Ballkani.

“Mirë se erdhe, Ermal Krasniqi. Mesfushori ofensiv 24-vjeçar ka evoluar në tre sezonet e gjysmë të fundit te FC Ballkani, skuadër për të cilën ka bërë 105 paraqitje. Me fanellën e kampionit të Kosovës, Krasniqi ka shënuar 39 gola dhe ka dhënë 17 asistime”, thuhej ndër tjera në njoftimin zyrtar të klubit elitar.

Ermal Krasniqi mund të debutojë me Clujin në derbin e javës në elitën e futbollit rumun.

Cluji, që zë vendin e dytë, do të udhëtojë për t’u takuar me liderin Farul Constanta më 21 janar me fillim nga ora 19:00, shkruan Demokracia.com.

Ermal Krasniqi te Cluji do ta bartë në fanellë numrin 7.

24-vjeçari më parë karrierë në Kosovë ka bërë edhe tek Llapi, Ferizaj, Feronikeli e Malisheva.

Krasniqi raportohet se e arriti transferimin te klubi rumun për shumën e 300 mijë eurove, derisa klubi suharekas do ta mbajë edhe një përqindje të kartonit të tij.