Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate e Kosovës deklaroi a se kryeministri Albin Kurti ka mashtruar sa i përket Ligjit për të Huajt.
Ai tha se që nga fillimi i qeverisjes, qasja e Kurtit ndaj dialogut me Serbinë dhe serbëve lokalë ka qenë e gabuar dhe ka prodhuar rezultate të kundërta.
Sipas Krasniqit, veprimet e njëanshme nuk kanë sjellë integrimin e serbëve në Kosovë, duke shtuar se ata sot janë më pak të integruar se në periudhën e pasluftës.
Krasniqi shtoi se për të nuk ishte befasi nënshkrimi i Ligjit për të Huajt, duke thënë se Kurti ka krijuar përshtypjen se nuk bën lëshime në veri, por në fund, sipas tij, ka bërë kompromise.







