Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me kolegë ka takuar strukturat e Degës në Vushtrri.

Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se prej kur Qeveria Kurti ka marr pushtetin, ambasadat janë plotë me aplikime dhe kjo qeveri sipas tij është depresive dhe me plotë skandale.

“Megjithatë, sfidat nëpër të cilat po kalojmë si shoqëri, tejkalojnë kufijtë lokal. Sot, e gjitha Kosova po vuan nga një qeverisje depresive, pa projekte zhvillimore e asnjë ide për të ardhmen. Prandaj, sot është rritur edhe urgjenca e veprimit, kur ambasadat janë plotë aplikime, pushteti plotë me skandale, izolimi i pathyeshëm, ekonomia pa perspektivë, çmimet në rritje e energjia e keqmenaxhuar. “, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i tij i plotë:

Bashkë me kolegë të Partisë Demokratike të Kosovës takuam strukturat e Degës në Vushtrri, qytetin të cilit Ferit Idrizi ka nisur t’i jap vëmendjen që meriton, përkundër mungesës së mbështetjes nga niveli Qëndror.
Megjithatë, sfidat nëpër të cilat po kalojmë si shoqëri, tejkalojnë kufijtë lokal. Sot, e gjitha Kosova po vuan nga një qeverisje depresive, pa projekte zhvillimore e asnjë ide për të ardhmen.
Prandaj, sot është rritur edhe urgjenca e veprimit, kur ambasadat janë plotë aplikime, pushteti plotë me skandale, izolimi i pathyeshëm, ekonomia pa perspektivë, çmimet në rritje e energjia e keqmenaxhuar.
Për këtë arsye, në diskutim me strukturat e PDK-së biseduam për më shumë angazhim politik e qytetar dhe ky është vetëm fillimi i një maratone, ku në synimin për të ndihmuar shtetin dhe qytetarët, ne do të japim gjithçka nga vetja.