Ismet Krasniqi

Krasniqi: Kosova në Tokio ka qenë temë e diskutimit nga gjithë bota

Ekipi olimpik i xhudos tashmë ka ateruar në Aeroportin “Adem Jashari”. Dy kampionet olimpike nga Tokyo 2020, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova tashmë kanë shkelur në tokën dardane.

Në konferencën për media që po mbahet në Aeroportin Adem Jashari, ka folur edhe Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi. ai ka thënë se Kosova u njoh ndërkombëtarisht pas fitoreve të saj në Tokio.

“Kosova me tri medalje te arta. Per mua eshte kenaqesi e veçantë dhe privilegj t’i prijë një ekipi të tille qe na beri krenar gjithe shqiptarine. Kosova ne Tokyo ka QENE teme e diskutimit nga gjithe bota. Kosoves atje iu shtua nje emer: Kosova e arte. Jemi ndi krenar. Falenderojme Majlinda Kelmendin qe e ka hap deren per sportistet e kosoves dhe u ka tregu qe nese punojne mund te arrijne shume”, ka thene ai.