Krasniqi: Ka shpërthyer kanalizimi antiamerikan, enveristët-stalinistët janë bërë bashkë në VV

Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se, kjo e fundit ka bërë bashkë enveristët-stalinistët e pareformuar, pastaj nostalgjikët jugosllavë dhe në fund fanatikët fetarë.

Krasniqi në postimin e tij në Facebook, ka shtuar se, Kosova pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pa Bashkimin Evropian, do të ishte rajon serb.

Ai ka vijuar duke thënë se, mjafton që BE-ja ta tërheq euron nga Kosova dhe pastaj do të përjetonim katastrofë ekonomike e sociale.

Postimi i plotë:

Ka shpërthye sërish kanalizimi i antiamerikanizmit dhe antiBE-së. Edhe ky shpërthim i fundit vërteton se antiamerikanizmi dhe antiperëndimorizmi në Kosovë ka rrënjë të thella ideologjike.

Kontigjentin kryesor e përbëjnë enveristët-stalinistët e pareformuar, pastaj nostalgjikët jugosllavë dhe në fund fanatikët fetarë, që SHBA-në më shumë e konsiderojnë përgjegjëse për palestinezët, se sa meritore për çlirimin e vendit tonë. Të bërë bashkë një një lëvizje politike, në LVV, ata ka kohë që janë fitimtarë në propagandë, në luftë speciale, në jetën politike të vendit tonë.

E kanë helmuar shoqërinë tonë me urrejtje barbare. Nuk e di a e dinë se duke qenë antiamerikan  e antievropian, ata janë armiq edhe të Kosovës. Kosova pa SHBA e pa BE do të ishte rajon serb dhe guberni ruse. Mblidhni mendët, o njerëz!

P.S. Mjafton BE vetëm ta tërheqë euron nga Kosova e ne pastaj do të përjetonim katastrofë ekonomike e sociale. Alternativë e Europës është Rusia, alternativë e euros është dinari. Merrni vesh, teveqela!