Profesori i njohur i gazetarisë Milazim Krasniqi ka kritikuar gjendjën politike në Kosovë , duke thënë se është naive dhe primitive shkruan ballkani.info
“Thirrjet që dëgjohen në Kosovën tonë të vogël për “njerëz të rinj në politikë”, është naïve dhe primitive”- ka shkruar ai në një postim në facebook. /Ballkani.info/
Postimi i plotë:
Thirrjet që dëgjohen në Kosovën tonë të vogël për “njerëz të rinj në politikë”, është naïve dhe primitive. Mosha nuk është kriter për këtë punë. Bile në politikë më mirë është me qenë ulixhe, se sa axhami. Shikojeni gjendjen në SHBA: akterët kryesorë që synojnë ta udhëheqin botën në vitet 2021-2024, Trampi 74 vjet, Bajdeni 77, Sandersi 79 vjet. P.S. Kushdo që adreson në lidhje me këtë postim timin ndonjë fyerje ndaj kujtdoqoftë, e ndërpret po në atë çast komunikimin me mua në fb. Idiotizmi nuk kalon! Secili duhet të mësohet e ta respektojë mendimin ndryshe.







