Krasniqi ftohet për herë të parë nga Malajzia

Futbollisti kosovar Liridon Krasniqi është ftuar për herë të parë nga përfaqësuesja e Malajzisë. Krasniqi është ftuar nga Malajzia për t’u grumbulluar para ndeshjeve të muajit të ardhshëm për Botërorin 2022.

Liridoni është në mesin e tre lojtarëve të rinj që janë ftuar, përkrah Arif Aiman Mohd Hanapi dhe portierit Samuel Somerville.

Liridoni pritet t’i bashkohet përfaqësueses më 20 maj në Dubai, raporton “BH Online”.

Malajzia më 3 qershor në Dubai do të përballet me Emiratet e Bashkuara Arabe, më 7 qershor po në Dubai do të ndeshet me Vietnamin, ndërsa më 15 qershor, po ashtu në Dubai, do të përballet me Tajlandën.