Krasniqi-Boesel 2, boksieri kosovar synon të mbrojë titullin IBO

Një vit që nga përballja e tyre, Robin Haxhi Krasniqi dhe Dominic Boesel do të përballen sot kokë më kokë në kategorinë e peshave super të mesme, për titullin IBO.

Në luftën e parë, Krasniqi doli fitues duke e nokautuar Boesel në raundin e 10, kështu duke ia marrë titullin e kampionit të IBO, përcjell KosovaPress.

Krasniqi nuk ka boksuar që nga nata e 10 tetorit të vitit 2020, kurse Boesel i është rikthyer ringut në muajin maj, ku e mposhti boksierin çek Ondrej Budera.

Meçi i sotëm mes Krasniqit dhe Boesel do të zhvillohet me fillim nga ora 23:00 në GETEC Arena të Mageburgut të Gjermanisë.

Më poshtë e gjeni momentin e nokautit të Krasniqit në meçin e kaluar kundër Boesel.