Rendi i ditës

KQZ sot mban mbledhje: Raportohet verifikimi i peticioneve nga Komunat e veriut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Mbledhja do të mbahet në ora 13:30, në zyrat e KQZ-së.

Në rend të ditës është edhe raportimi lidhur me verifikimin e peticioneve të pranuara nga Kuvendet e Komunave, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Më poshtë gjeni rendin e ditës:

Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit Nr. 11/2024

Shqyrtimi dhe miratimi i Rregulloreve Zgjedhore Nr. 05, 08, 10 dhe 11/2024

Raporti lidhur me verifikimin e peticioneve të pranuar nga Kuvendet e Komunave, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut

Vlerësimi i vjetor i punës së Zëdhënësit të KQZ

Të ndryshme.

BONUS VIDEO| Momenti kur Policia intervenon për t’i larguar nga Biblioteka Kombëtare aktivistët e PSD-së