KQZ publikon pjesëmarrjen në zgjedhje deri në mbylljen e kutive të votimit

KQZ ka publikuar pjesëmarrjen në zgjedhje deri në mbylljen e kutive të votimit në orën 19:00.

Në rang vendi, në zgjedhje kanë marrë pjesë 47.94% e qyetarëve.

Kryeson Tirana me një pjesëmarrje rekord 54.32%, nga 38.42%  që kanë votuar në vitin 2017.

Publikimi i KQZ është paraprak, sepse ende nuk janë raportuar të gjitha qendrat e votimit.