KQZ ndryshon sloganin e zgjedhjeve, i ngjante atij të PDK-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndryshuar sloganin për zgjedhjet e 6 tetorit në ‘Trego Fuqinë Tënde – Voto’.

Kjo për shkak se ai i kaluari që ishte ‘ Votojmë për të ardhmen tonë’, ishte i ngjashëm me atë të Partisë Demokratike të Kosovës ‘ Ndërtojmë të ardhmen për ty dhe shtetin’.

Slogani i ri u votua unanimisht nga të gjithë anëtarët e KQZ-së.

loading…