Trajneri i Bayern Munichut, Niko Kovac, u shpreh i zemëruar në konferencën e tij për shtyp pas disfatës së skuadrës së tij me rezultat 5:1 kundër Eintracht Frankfurtit, në të cilën Bayerni luajti me dhjetë lojtarë për më shumë sesa 80 minuta.

Humbja e thellë e Bayernit kundër Eintracht Frankfurtit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dhjetë të Bundesligës, e lë skuadrën e Niko Kovacit në pozitën e katërt në tabelën e ligës gjermane, pasi e kanë fituar vetëm një nga katër ndeshjet e fundit në ligë.

Jerome Boateng u ndëshkua me karton të kuq në minutën e dhjetë të ndeshjes dhe përderisa Kovaci ishte i vetëdijshëm se largimi i mbrojtësit e destabilizoi skuadrës, ai prapëseprapë mendonte se djemtë e tij duhej të kishin fituar.

“Çfarë doni të dini? Ne e morëm një karton të kuq dhe humbëm. Ne e morëm një karton të kuq dhe nëse luan me dhjetë lojtarë për 80 minuta, do ta kesh të vështirë në Frankfurt”, tha Kovaci, duke iu përgjigjur një gazetarit me nervozizëm.

“Skuadra e tjera tashmë e kam mësuar këtë leksion. Nuk e kishim të lehtë sot. Por, nuk duhet të humbasësh as kur je me një lojtar më pak. Kjo është zhgënjyese dhe zemëruese”.

Presioni është shtuar sërish mbi 48-vjeçarin Kovac, pas startit zhgënjyes të Bayernit në fillim të sezonit të ri. Klubi i ka dalë në mbrojtje atij, mirëpo ai sërish po përballet me dyshime për të ardhmen e tij në klub.

“Si mund ta di unë të ardhmen time? Ndoshta ju e dini më mirë, unë s’mund të them asgjë për këtë. Ndjenjat e mia s’janë të rëndësishme, duhet t’i pyesni ata që i marrin këto vendime”, reagoi Kovaci.

Bayerni do të përballet me Olympiacosin në shtëpi në mesjavë, në kuadër të Ligës së Kampionëve, para se të vizitohen në Allianz Arena nga Borussia Dortmundi në fundjavë.

loading…