Dobësimi i kundërshtarit

Kovac mohon idenë e transferimit të yjeve të Dortmundit

Në kohën kur Borussia Dortmundi dominonte në Bundesligë duke fituar kampionatin për dy vite rresht nën drejtimin e Jurgen Klopp, rivali kryesor Bayerni ia rrëmbeu lojtarët kyç.

Trajneri aktual i bavarezëve, Robert Kovac e përjashtoi këtë ide teksa pati lëvdata për lojën e “milionerëve”.

“Duhet të sigurohemi t’i fitojmë ndeshjet tona në mënyrë që t’i qëndrojmë afër Dortmundit. Çfarë shoh momentalisht nga ta është shumë pozitive, jo vetëm rezultatet por edhe mënyra e lojës. Është kënaqësi t’i shohësh teksa luajnë. Ne kemi një skuadër shumë të mirë, fatkeqësisht me dy të lënduar por që duhet të vazhdojmë edhe pa ta. Ky është ekipi me të cilët duam të kemi suksese, nuk mund të flasim për çka mund të ndodh vitin e ardhshëm. Ka lojtarë të mirë rreth gjithë botës”, deklaroi Kovac.

Dortmundi ndodhet në vendin e parë me 20 pikë, 4 më shumë se Bayerni që rradhitet në pozitën e 5-të, gjersa dy klubet takohen në përballjen direkte me 10 nëntor në “Signal Iduna Park”.