Trajneri i Bayernit, Niko Kovac mendon se superioriteti i bavarezëve në fushë ndaj AEK-ut nuk u reflektua edhe në rezultatin final të takimit.

Bayerni trimufoi përballë skuadrës greke me dy golat e shënuar nga Robert Lewandowski, ndërsa Kovac pas ndeshjes tha se është ndarë i kënaqur me performancën e lojtarëve të tij.

“Ne jemi të lumtur me fitoren. Mund të shënonim më shumë e ta mbyllnim ndeshjen më herët por në fund ishin 3 pikë të merituara. Jemi të kënaqur me arritjen e 10 pikëve që na vendosin në një pozitë të mirë në grup. Fillimisht fitoja është e rëndësishme për vetbesimin dhe pastaj edhe për rastet e shumta që i kemi krijuar. Jam i lumtur gjitashtu edhe për Lewandowskin sepse ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Ai goditi 4 herë në portë ndërsa shënoi 2 gola, përqindje e mirë”, theksoi Kovac.

Bayerni të shtunën udhëton në “Signal Iduna Park” për t’u përballur me Borussia Dortmundin në “Der Klassiker”.