Koulibaly nuk pendohet që e zgjodhi Senegalin para Francës
Kalidou Koulibaly nëse do ta zgjedhte Francën para Senegalit do të ishte kampion i botës, por mbrojtësi i Napolit nuk ndihet i penduar.
Koulibaly ka lindur në Francë nga prindër senegalezë, ndërsa konsiderohet si njëri prej qendër mbrpjtësot më të mirë në botë, prej se u transferua te Napoli nga Club Brugge në vitin 2014.
27 vjeçari përfaqësoi Francën deri në ekipet e moshave por në fund ndryshoi mendje duke zgjedhur të luajë për vendin e prindërve të tij.
Koulibaly do të mund të ishte pjesë e Francës që e fitoi Kupën e Botës verën e kaluar në Rusi, por anëtari i Napolit nuk ka dyshime se e ka bërë zgjedhjen e duhur.
“Nuk jam penduar sepse dua të shkruaj historinë e futbollit senegalez dhe shpresoj se do të jem në gjendje ta arrijë këtë. Për mua Kampionati Botëror ishte një eksperiencë pozitive sepse synoja të tregoja se Senegali është një prej kombëtareve më të mira në Afrikë. Fola me gruan time për vendimin që t’i bashkohesha Senegalit. Isha shumë i lumtur me zgjedhjen time për të luajtur me Senegalin kur e pashë dritën në sytë e prindërve të mi”, u shpreh Koulibaly.
Kalidou Koulibaly debutoi me fanellën e Senegalit në shtator të vitit 2015, ndërsa që nga ajo kohë numëron 29 paraqitje.