Kosovë spektakolare, triumf i ngushtë ndaj Islandës në Prishtinë

Kosova e ka nisur me fitore parakulifikuesen për Kampionatin Botëror, pasi para tifozëve të vet ka mposhtur me rezultat të ngushtë 80:78 Islandën.

Dardanët e nisën për mrekulli ndeshjen, kur çereku i parë përfundoi me nëntë pikë epërsi për tanët 22:13.

Çereku i dytë i takoi plotësisht mysafirëve që e përfunduan me epërsi 13:21, ndërsa ekipet në pushim shkuan me epërsinë minimale të Kosovës 35:34.

Në çerekun e tretë u zhvillua lojë më e barabartë, ku Kosova e mbylli këtë 10 minutësh me epërsinë 25:23.

Ndërkohë pjesa e fundit e ndeshjes i takoi islandezëve me 20:21, por që në fund fitorja i takoi Dardanëve me 80:78.

Basketbollisti më efikasi tek Kosova ishte Drilon Hajrizi me 16 pikë tetë kërcime e gjashtë asistime.

Ndeshjen e ardhshme Kosova do ta zhvilloj pas tri dite ku do të jetë mysafire e Luksemburgut.