Kosovë-Greqi: Vlera e skuadrave, mosha mestare, pozicionet në ranglistën e FIFA’s dhe forma nga 5 ndeshjet e fundit

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll nesër (e diel) zhvillon ndeshjen e dytë të sezonit të dytë në Ligën e Kombeve.

Kosova nesër (6 shtator) do takohet me Greqinë. Kjo do jetë ndeshja e dytë e këtyre dy skuadrave në grupin e tretë në Ligën C.

Të dy skuadrat do hyjnë në këtë ndeshje pas barazimeve. ‘Dardanët’ barazuan 1-1 me Moldavinë, kurse grekët luajtën pa gola me Slloveninë.

Më poshtë ne ju sjellim moshën mesatare, vlerën në treg të dyja përfaqësuesve, pozicionimin në ranglistën e FIFA’s dhe formën nga ndeshjet e fundit.

Mosha mestare: 24 është mosha mestare e futbollistëve të Kosovës – 25 është mosha mestare e Greqisë.

Vlera në treg: 69,13 milionë euro vlera e Kosovës – 70,40 milionë euro vlera e Greqisë.

Pozita në ranglistën e FIFA’s: Kosova pozicionohet në pozitën e 115’të – Greqia në pozitën e 54’të.

Forma nga 5 ndeshjet e fundit: Kosova ka dy fitore, dy humbje dhe një barazim – Greqia ka tri fitore, një humbje dhe një barazim.

Ndryshe, ndeshja mes Kosovës dhe Greqisë zhvillohet nesër me fillim prej orës 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.