Një qytetar nga Kosova, Bujar Buçaj, në një lidhje direkte në një emision në Euroneës Albania ka thënë se ka marrë pjesë në tubimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Itali.
Ai tha se e përkrah Edi Ramën.
“Edhe pse jam nga Kosova, unë e përkrahi shumë [Edi Ramën] se ka punu shumë në Shqipëri. Shqipëria ka ecë përpara, Shqipëria është një vend me lule”, tha ai.
Ndërsa për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Buçaj tha se e ka bllokuar ekonominë.
Ai shtoi se beson që “vota e popullatës do ta ndëshkojë”.
“Albin Kurti nuk është duke bërë asgjë, jemi të gjithë shumë pishman e Edi Rama është duke punuar mirë. Albin Kurti e ka bllokuar gjithë ekonominë, është duke bllokuar shumë pra, ishalla sa më shpejtë janë prapë zgjedhjet dhe besoj që vota e popullatës do ta ndëshkojë, sic i ka ndëshkuar partitë tjera”, tha ai.







