Policia e Kosovë ka njoftuar se një person i infektuar me koronavirus në kundërshtim me dispozitat shëndetësore, ka dalur në vende publike, i njëjti është sulmuar nga disa persona, ndërsa është arrestuar nga policia.

Një burrë nga Prishtina i infektuar me koronavirus ka dalur rrugëve të Prishtinës he është uar nga disa petë panjohur, sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur pasditen e së martës në kryeqytet.

I dyshuari nuk iu është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vetizolim, dhe ka dalë në rrugë.

“Prishtinë 14.07.2020-15:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte pozitiv me virusin Covid -19 nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë  për vetë izolim, është hasur në rrugë ku ishte sulmuar fizikisht nga persona të panjohur. I njëjti është dërguar në QKUK ndërsa me urdhër te prokurorit është  iniciuar lënda”, thuhet në njoftimin e Policisë Kosovës.