Kosovari human: U jep bukë 11 sirianëve që po kalonin përmes Kosovës FOTO

Kosova po vazhdon të jetë si rrugë lidhëse e sirianëve të cilët destinacion kanë vendet e Bashkimit Evropian.

Njëmbëdhjetë shtetas sirianë që po lënë vendin e tyre shkaku i luftës, sot u qerasën me ushqim në një restorant të Podujevës.

Pronari i këtij biznesi (“Ora”), Ditar Hoti bëri një veprim human.

Ai iu dha ushqim e pije këtyre shtetasve.

Po ashtu mësohet se nuk është hera e vetme që pronari i këtij biznesi i ka ndihmuar sirianët, ai i kishte ndihmuar edhe në disa raste tjera.

Mësohet se rrugëtimi i tyre nisi dhe pritet të ketë këtë cak: Turqi, Greqi, Shqipëri, Kosovë, Serbi, Hungari…

Shqiptarët ende i kanë të freskëta dhimbjet e luftës dhe ikjet ilegalisht për në vende të BE’së, ngjashëm sikur sot detyrohen të veprojnë sirianët.