Napoli është me një këmbë në 1/8-at e Europa League pas fitores 3-1 të marrë në transfertë kundër Zurich-ut të kosovarëve në ndeshjen e parë të 1/16-ave. Insigne (12′) ka zhbllokuar takimin dhe Callejon (21′) ka dyfishuar për vendasit. Këta dy lojtarë janë kthyer të shënojnë në të njëjtën ndeshje që nga shkurti i 2018-ës (5-0 kundër Cagliari-t në Serinë A).
Në pjesën e dytë janë shënuar dy golat e tjerë: Zielinski (77′) ka realizuar të tretin për miqtë, ndërsa Kololli (83′) ka mposhtur Meret nga pika e bardhë dhe ka realizuar golin e ngushëllimit për zviceranët. Në fundin e takimit Zurich ka shkuar afër golit të dytë me Hekuran Kryeziun, goditja e të cilit është ndalur nga traversa.
Fitore në transfertë edhe për Chelsea-n e Maurizio Sarri-t, që ka mundur 2-1 Malmo-n. Barkley (30′) ka shënuar të parin për londinezët, me Giroud (58′) që ka dyfishuar rezultatin në pjesën e dytë dhe është bërë lojtari i parë i Chelsea-t që shënon në katër ndeshje radhazi europiane që nga Victor Moses në maj të 2013-ës, vit në të cilin ata fituan Europa League.







