Milot Rashica ka shënuar gol nga penalltia për Werder Bremenin
Werder Bremen është duke fituar me rezultat 1-0 ndaj Wofsburgut, ndërsa golin e epërsisë e ka shënuar ylli nga Vushtrria, shkruan Reporteri.net
Rashica u tregua i sakt nga 11 metra ku mposhti pa ndonjë vështirësi porterin e Wolfsburgut.
Ndryshe, ky është goli i pestë i Rashicës në Bundesligë.
Kujtojmë që më herët gol të bukur ka shënuar Edon Zhegrova për Baselin.







