Kosovarët ende të pabindur: Policia e Kosovës arreston një person që nuk qëndroi në vetizolim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjinovc të Suharekës i cili nuk ka qëndruar në vetizolim.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:35.

Njoftimi i plotë i policisë:

Raportohet se i dyshuari mashkull  kosovar, nuk ka respektuar rekomandimin e IKSHPK-se për vetë izolim. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.