Kosovare Asllani zgjidhet lojtarja më e mirë e muajit prill

Futbollistja e Real Madridit, Kosovare Asllani ka fituar çmimin e lojtarës më të mirë të muajit prill.

Sulmuesja gjatë muajit prill luajti katër ndeshje për klubin madrilen, ku shënoi tre gola.

Reprezentuesja e Suedisë ishte e lumtur me çmimin teksa theksoi se qëllimi i tyre është siguriimi i Champions Leagues për edicionin e ardhshëm.

“Jemi duke bërë mire dhe qëllimi jonë është të fitojmë të gjitha ndeshjet dhe ta ruajmë vendin që dërgon në Champions League edicionin e ardhshëm” – tha Asllani.