Kosovare Asllani shënon në fitoren e Real Madridit VIDEO

Skuadra e femrave të Real Madridit ka triumfuar kundër Rayo Vallecanos me rezultat 3:1.

Në mesin e golashënuesve për madrilenet ishte Kosovare Asllani.

Futbollistja nga Kosova realizoi golin e dytë për Real Madridin në këtë ndeshje.

Ndryshe, ky është goli i dytë i reprezentueses së Suedisë këtë edicion.

Real Madridi në kategorinë e femrave pas tri ndeshjeve zë vendin e 12-të me katër pikë.