Kosovare Asllani shënon ndaj Tajlandës në Botëror (VIDEO)

Futbollistja shqiptare Kosovare Asllani ka realizuar gol për Suedinë në ndeshjen e dytë të Grupit F në Kampionatin Botëror për femra.

Ajo realizoi në minutën e 19-të për të dyfishuar epërsinë e suedezeve ndaj Tajlandës.

Pas pjesës së parë, Suedia po fiton 3 me 0. Ky ishte goli i dytë deri tash për Asllanin në këtë botëror. Ajo realizoi edhe ndaj Kilit në xhiron e parë në fitoren 0 me 2.

https://tiger.cdnja.co/v/az/AzjR.mp4?secure=-ijhBL8uwwVKKsEfSZaI6g&expires=1560702600