Kosovare Asllani në mesin e 20 futbollisteve për Topin e Artë

Futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani, është në mesin e 20 lojtareve të nominuara për ta fituar Topin e Artë në vitin 2019.

Asllani pati një vit të jashtëzakonshëm, pasi luajti rol kyç në kualifikimin e Suedisë në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të femrave.

30-vjeçarja luan për ekipin spanjoll nga Primera Division, CD Tacon, që nga viti 2020 do të operojë si ekipi i femrave të Real Madridit, ndërsa ajo u bë galaktikja e parë.

Lista e plotë:

Sam Kerr (AUS/Chelsea)

Ellen White (ENG/Manchester City)

Nilla Fischer (SWE/Linkopings)

Amandine Henry (FRA/Lyon)

Lucy Bronze(ENG/Lyon)

Alex Morgan (USA/Orlando Pride)

Vivianne Miedema (NED/Arsenal)

Dzsenifer Marozsan (GER/Lyon)

Pernille Harder (DEN/Wolfsburg)

Sarah Bouhaddi (FRA/Lyon)

Megan Rapinoe (USA/Reign FC)

Lieke Martens (NED/Barcelona)

Sari van Veenendal (NED/Atletico Madrid)

Wendie Renard (FRA/Lyon)

Rose Lavelle(USA/Washington Spirit)

Marta (BRA/Orlando Pride)

Ada Hegerberg (NOR/Lyon)

Kosovare Asllani (SWE/CD Tacon)

Sofia Jakobsson (SWE/CD Tacon)

Tobin Heath (USA/Portland Thorn)

Ceremonia e Topit të Artë do të mbahet sot në Paris, me fillim nga ora 20:05. Përveçit Topit të Artë për meshkuj dhe femra, në këtë ceremoni do të jepen trofeu Kopa (për lojtarin më të mirë nën moshën 21 vjeçare) dhe çmimi Yashin (për portierin më të mirë).