Kosovare Asllani me Suedinë arrin në gjysmëfinale të Botërorit

Futbollistja Kosovare Asllani është kualifikuar në gjysmëfinale të Botërorit me kombëtaren e Suedisë.

Suedia këtë e arriti pas fitores prej 1 me 2 ndaj Gjermanisë.

Gjermania e nisi më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 16 të takimit përmes Magullit.

Megjithatë, Suedia arriti të barazojë shifrat në minutën e 22 përmes Jakonssonit. Derisa në pjesën e dytë Stina Blackstenius shënoi golin e fitores për kombëtaren suedeze.

Kosovare Asllani luajti nga minuta e parë në takimin e sotëm.

Suedia në gjysmëfinale do të përballet me Holandën.