Kosova zhvillon stërvitjen e radhës, “Dardanët” të gatshëm për Suedinë

Kosova e nis nesër kampanjën për kualifikimin në Kampionat Botëror, ndërsa përballë do ta ketë kombëtaren e Suedisë.

“Dardanët” po e zhvillojnë sot seancën stërvitore të radhës, teksa Challandes po jep instruksionet e tij për rivalin mjaft të vështirë, Suedinë.

Nesër me fillim nga ora 20:45, Kosova e pret në “Fadil Vokrri” Suedinë në kuadër të eliminatoreve për Botërorin e vitit 2022.

Kujtojmë se Suedia e ka fituar ndeshjen e parë të kësaj faze ndaj Gjeorgjisë me rezultat minimal 1:0.