Kosova zhvilloi stërvitjen e tretë para miqësores me San Marinon

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur sot stërvitjen e tretë në kuadër të përgatitjeve për miqësoret kundër San Marinos dhe Maltës.

Në stërvitjen e sotme kanë qenë të pranishëm 20 futbollistë, teksa në ditët e ardhshme pritet që të vijnë edhe Herolind Shala, Astrit Selmani dhe Bashkim Ajdini, të cilët ende janë të angazhuar me klubet e tyre.