Kombëtarja e Kosovës po vazhdon përgatitjet  për ndeshjen në Ligën e Kombeve ku do të ballafaqohet me Rumaninë.

Kjo është sfidë e parafundit në fazën e grupeve në Ligën e Kombeve derisa luhet të premten nga ora 20:45.

Dardanët zbresin sot në Kampin Nacional në Hajvali për ta zhvilluar stërvitjen e radhës e cila mbahet nga ora 11:00, ndërsa nesër udhëtojnë për Bukuresht ku nga ora 17:30 zhvillojnë seancën përmbyllëse para ndeshjes.

Për Kosovën fitorja ka shumë rëndësi pasi mund t’i dërgojë në vendin e parë në grup, ndërsa Rumania me një barazim do ta siguronte pozitën  e parë. /Ballkani.info