Kosova U21 në hendboll mposhtet nga Argjentinës

Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll ka dështuar në përballjen ndaj Argjentinës, duke pësuar humbje me rezultat 36:29.

Në pjesën e parë rezultati ishte 18:13 për argjentinasit, mirëpo Kosova gjithmonë ka qenë në ndjekje të rezultatit.

Shumë pak gjëra kanë funksionuar në lojën e Kosovës, ngase përpjekjet për ta barazuar rezultatin ishin të kota.

Kosova ka bërë disa gabime teknike dhe lëshime në mbrojtje, gjë që shkaktoi humbjen e tyre.

Golat për Kosovën i shënuan: Dugolli 1, Shabani 3, Tahirukaj 7, Mustafa 2, Muqolli 6, Xhafolli 3, Basholli 3, Halili 3.

Kosova e ka edhe një ndeshje përfundimtare për plasman, të enjten ndaj Australisë.

loading…